Reali mendon rikthimin e Hermosos

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Mario Hermoso po përjeton momentet më të mira ndoshta të karrierës së tij.

Mbrojtësi 23-vjeçar i cili është bërë lider për Espanyol mori ftesën e parë në kombëtaren e Spanjës ndërsa e ardhmja mund të jetë te Real Madrid.

Hermoso ka dalë nga akademia Los Blancos të cilët e lejuan të transferohej falas te Espanyol për të luajtur rregullisht.

Duke parë formën e mbrojtësit spanjoll, Real Madrid mund të ushtrojë të drejtën për ta rikthyer lojtarin në Santiago Bernabeu për 7.5 milionë euro siç është parashikuar në marrëveshjen para se ai të transferohej te ekipi katalanas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme