Reali ofron 67 milionë euro për Llorisin

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 08:48 | Nga

Real Madrid ka harruar portierin e Chelseat, Thiabut Courtois dhe tashmë ka kthyer vëmendjen nga Hugo Llorisi.

Skuadra spanjolle, Real Madrid vazhdon të jetë në kërkim të një portieri për sezonin e ri.

Fillimisht ishte raportuar se madrilenët kanë arritur marrëveshje me portierin Thibaut Courtois, i cili ishte më i miri në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Por, The Sund raporton se madrilenët tashmë kanë hequr dorë nga portieri i Chelseat, pasi e duan francezin, Hugo Lloris.

Për të bindur Tottenhamin që kjo marrëveshje të realizohet, Reali ka ofruar 67.5 milionë euro.

Në rast se ndodh ky transferim, atëherë Lloris do të thyente rekordin e Alisson, i cili nga Roma në Liverpool u transferua për 62 milionë euro.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme