Recetë: Smoothie me dardhë dhe xhenxhefil

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 07:20 | Nga Ekonomia Online

Filloni ditën tuaj me një pije plot me vitamina dhe minerale falë këtij smoothie.

Përbërësit e nevojshëm:

2 grusht baby spinaq

1 lugë çaji xhenxhefil të grirë (mund të përdorni edhe të freskët nëse keni një të tillë)

4 dardha

2 lugë mjaltë

400 ml ujë

Mënyra e përgatitjes:

Vendosni gjithçka në një blender dhe përzieni mirë.

Nëse dëshironi që kjo pije të zëvendësojë vaktin tuaj të mëngjesit, mund të shtoni një grusht bajame për energji dhe proteina.

Të ngjashme