Reçica: Mbështetje e gjerë qytetare për vizionin e PDK-së dhe Bedri Hamzën kryeministër

Prishtinë | 22 Dhj 2025 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka bërë të ditur se gjatë takimeve të mbajtura më 21 dhjetor 2025 me qytetarë në disa lokalitete, është shprehur mbështetje e fuqishme për vizionin zhvillimor të PDK-së dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës.

Reçica ka theksuar se në takimet me banorët e Dardanisë, Zllatarit, Mirosalës, Sojevës, Bibajt dhe Fshatit të Vjetër është vërejtur besim dhe gatishmëri për të ecur përpara me ide të reja dhe angazhim konkret për zhvillimin e vendit. Po ashtu, ai ka bërë të ditur se edhe në Komogllavë, Gurëzë, Rakaj dhe Varosh, qytetarët janë shprehur të bashkuar rreth një vizioni të qartë, zhvillimi të qëndrueshëm dhe udhëheqjeje të përgjegjshme, duke theksuar se me Bedri Hamzën kryeministër, PDK synon të ecë përpara me besim dhe vendosmëri.

Të ngjashme