Red Rain Enduro Race, sfidë e adrenalinë me 03 Tetor!

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Pija energjike Red Rain, nën organizimin Motocross Gjilani – MC 06 dhe monitorimin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, organizon garën e motoçiklizmit me të dielën me 03 Tetor nga ora 10:00 në Stanishor të Gjilanit.

Garë në të cilën do të sfidohen grup moshat të ndryshme, padyshim që për energjinë e tyre dhe për suport e adrenalinë do të kujdeset pija me origjinë amerikane, Red Rain.

Ju ftojmë të gjithëve që të jeni pjesë e kësaj gare të madhe, ku të pranishëm do të jenë mbi 200 pjesëmarrës.

Nuk do të mungoj edhe ushqimi, muzika, e aktivitete argëtuese që do ta përcjellin këtë event deri në fund.

Për të përjetuar së bashku momente full energji dhe adrenalinë, që do të karakterizojnë këtë mega garë, ju presim që të na bashkangjiteni me 03 Tetor!

Të ngjashme