Reduktimi i prodhimit nga Arabia Saudite, zbret çmimin e naftës

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Javën e kaluar, nafta e papërpunuar pësoi humbjen e pestë javore dhe për herë të parë në nëntë muaj duke u tregtuar nën nivelin e 60 dollarëve.

Mirëpo, çmimi u kthye këtë mëngjes pasi eksportuesi në i madh, Arabia Saudite njoftoi një prerje të furnizimit gjatë muajit dhjetor, një masë që ka për qëllim të ndalojë një rënie në treg që ka parë çmimi i naftës së papërpunuar për 20 për qind që nga fillimi i muajit tetor.

Arabia Saudite ka në plan të zvogëlojë furnizimin me naftë në tregjet botërore me 0.5 milionë fuçi në ditë gjatë muajit dhjetor, kështu ka paralajmëruar të dielën ministri i energjisë, pasi fuqia e OPEC-ut përballet me perspektiva të pasigurta në marrjen e prodhuesve të tjerë për të rënë dakord për një ulje të koordinuar të prodhimit.

Marrëveshja përfaqëson një reduktim të furnizimit botëror të naftës prej rreth 0.5 për qind. Një shqetësim i madh për Arabinë Saudite dhe prodhuesit e tjerë tradicionalë nga vendet e OPEC-ut i dominuar nga Lindja e Mesme është rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet me 60.77 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme