Reforma: ​ UP-ja si Telekomi, po mbushet me të punësuar familjarë e partiakë

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përmes një aksioni simbolik organizata studentore “Reforma” kanë kundërshtuar, sipas tyre, politizimin e Bordit Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe ndërhyrjet në punën e Parlamentit Studentor, raporton Ekonomia Online.

Në këtë aksion morën pjesë vetëm tre përfaqësuesit e kësaj organizate, të cilët vendosën mesazhet e tyre në derën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Edison Bibaj nga kjo organizatë, tha se ky aksion është për të kundërshtuar gjitha dukuritë negative, pasi sipas tyre UP-ja është bërë si Telekomi me nepotizëm.

“Studentët nuk dëshirojnë që edhe UP-ja të bëhet si Telekomi ku partitë politike kanë mbushur me të punësuar familjarë dhe partiakë të tyre”, tha ai.

Ata kanë përmendur që në UP nevojitet një shtëpi botuese e universitetit për nevojat e studentëve dhe infrastruktura jo e mirë në objektet universitare, ku disa prej fakulteteve kanë filluar ndërtimin por ende nuk janë finalizuar.

“Bordi drejtues i UP-së nuk përfaqëson interesat e universitetit. Por më shumë i përshtatet interesave të partive dhe është shndërruar në bord partiak. Vërehet qartë që ky bord shumë lehtë bie pre e e presioneve partiake, të cilat ndikojnë në marrjen e vendimeve karshi interesave të tyre”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Bibaj shtoi se ka dukuri negative në UP si seksizmi, nepotizmi, plagjiatura. Ata u ankuan edhe për vendimin e fundit për kushtëzimin e pagesës së kursit dhe certifikimi për gjuhët e huaja në regjistrimin master dhe doktoraturë.

“I drejtohemi të gjitha partive politike dhe liderëve te tyre, të cilët çdo ditë dalin me deklarata që ti bëjnë thirrje të rinjve të Kosovës që mos ta lëshojnë vendin, po si mos me ndodh kjo ikje masive kur ju na shuani edhe atë pak vullnet që kemi për të kontribuar për Universitetin dhe vendin tonë kur ju nuk na lini hapësirë të jemi të pavarur në atë që e mendojmë ne si rini e Kosovës për vendin tonë, të kemi liri të plotë pa presione politike e partiake të jemi të lirë të veprojmë ta pavarur”, tha ai.

Bibaj tha se ditëve në vazhdim do të organizojnë edhe protesta për të penguar këto dukuri në universitet.

“Ne paralajmërojmë se nga nesër parlamenti studentor me përfaqësuesit e fakulteteve do të fillojnë të kundërshtojnë çdo ndërhyrje në punën e parlamentit studentor, do kërkojmë përgjegjësi për kushtet brenda UP-së dhe do përdorim gjitha mekanizmat për të kërkuar llogari nga bordi dhe rektorati i UP-së”, shtoi Bibaj.

�DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Organizata studentore “Reforma” organizon një aksion simbolik kundër politizimit të Bordit Drejtues të UP-së dhe ndërhyrjeve në punën e Parlamentit Studentor

Posted by EkonomiaOnline on Monday, April 22, 2019

Të ngjashme