Ekonomia Online
FUNDIT

Refuzohet ankesa e AAK-së në Istog

Refuzohet ankesa e AAK-së në Istog

Gjykata Supreme ka vendosur për ankesën e subjektit politik – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). “Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”, thuhet në një komunikatë të Supremes. AAK-ja […]

Gjykata Supreme ka vendosur për ankesën e subjektit politik – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”, thuhet në një komunikatë të Supremes.

AAK-ja përmes kësaj ankese pretendon se kishte parregullsi gjatë rivotimit në komunën e Istogut, përderisa ka kërkuar që të anulohet rezultati zgjedhur i shpallur nga KQZ-ja.

Të ngjashme