Refuzohet kërkesa për përjashtimin e prokurorit në rastin e sulmit në Ibër Lepenc

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu nga lënda për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Këtë e ka konfirmuar për teve1.info Arbnora Luta, zëdhënëse e PSRK-së.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”, ka thënë ajo.

Vëllezërit Viqentijeviq të akuzuar për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në seancën e parë të mbajtur më 24 dhjetor kishin kërkuar përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu.

Më 9 dhjetor të vitit 2025 Prokuroria Speciale kishte njoftuar se është ngritur aktakzuë ndaj tre personave për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit i kryer më 29 nëntor të vitit 2024.

Të ngjashme