Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten e kanë pasur ditën më të keqe sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 pasi kanë shënuar katër mijë e 33 viktima.
Kështu ata ia shkuan shifrës prej tre mijë e 903 vdekjeve që kishin ndodhur më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërkaq, numri i njerëzve që aktualisht ndodhet në spitalet amerikane është zbutur në 132 mijë e 370.
Shifra të zbutura nuk ka sa iu përket personave të infektuar pasi që numri ka shkuar në 266 mijë e 197 të infektuar brenda një dite, e dyta shifër më e lartë që kur ka filluar pandemia.