Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është shënuar numër rekord i lindjeve për fillimin e vitit 2018.
Gjatë ditës së djeshme janë kryer 43 lindje, njëra prej të cilave ka qenë me fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Nga gjithsej 44 foshnje, 28 prej tyre janë të gjinisë mashkullore dhe 16 femra. Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 13 nëna.
Ndërsa për herë të parë lindjes i janë gëzuar 18 gra. Mamia Drita Vladi ka bërë të ditur poashtu se gjendja shëndetësore e nënave dhe bebeve është e mirë.