Rekrutimi i policëve në veri – Ibishi: Procesi mund të bojkotohet, të shikohet mundësia e rikthimit

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 08:32 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deri më 26 janar mbetet i hapur konkursi për rekrutimin e policëve në veri të vendit, pas dorëheqjeve nga ky institucion të prestarëve serbë.

Ndonëse nuk dihet se sa persona kanë aplikuar që t’i bashkohen Policisë së Kosovës, Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë i tha Ekonomia Online, se komplet procesi i rekrutimit të tyre mund të bojkotohet.

Kjo ngase sipas tij, presioni i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, përmes Listës Serbe dhe ekstremistëve është i madh, ndaj serbëve në këtë pjesë.

Ai thotë që duhet të gjendet një zgjidhje politike edhe sa i përket rikthimit të ish-pjesëtarëve, por jo edhe atyre që vërtetohet se kanë kryer vepra penale.

“Po mendoj që Serbia gjegjësisht presidenti i vendit fqinjë Vuçiq do të bëj presion dhe trusni me Listën Srpska aplikimit të pjesëtarëve të komitetit serb për pjesëtarët e Policisë së Kosovës pra në fazën edhe të rekrutim po edhe të racionimit ashtu që mendoj që duhet të gjendet një zgjidhje politike e mundshme, tash nuk po e predikoj atë, por mundësisht edhe shqyrtimi i rikthimit dhe trajnimit të shkurtër edhe ish-policëve përveç atyre që kanë marrë pjesë ata që kanë pri dorëheqjen edhe normal që kanë marrë pjesë në akte kriminale edhe terroriste pra gjatë protestave të serbëve në veriun e Kosovës”.

“Mendoj që tani kjo është parë dhe ka fillua procesi, por mendoj që prapë zgjidhja duhet të kërkohet diku tjetër. Mendoj që trusnia e regjimit të serbëve në Beograd përmes Listës Srpska, por edhe ekstremistëve serb do të jetë në vazhdimësi që të pengohet ky rekrutim gjegjësisht ky aplikim i pjesëtarëve të komunitetit serb për zyrtarët policor në Policinë e Kosovës. Mendoj që duhet shpejtë të kërkohen alternativa tjera me qëllim që të bëhet një zgjidhje politike, realisht në kuptimin e rikthimit”.

“Po mu për atë them që edhe ata do të bojkotojnë. Ka të interesuar shumë nga komuniteti serb ata që nuk janë të implikuar, nuk janë në trysni politike apo nuk janë të indokrinuar me këtë idenë serbo madhe të them kështu apo ekstremiste por realisht do të kenë presione të ndryshme deri edhe kërcënime prej Listës Srpska dhe të tjerëve me qëllim që të pengohen për rekrutim të mundshëm”.

Të ngjashme