Rektorët e Universiteteve në Kosovë përmes një konference kanë reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës. Ata kanë kërkuar nga organet institucionet përgjegjëse që ti kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në UP dhe të evitojë çdo ndërhyrje jashtë kompetencave ligjore në mënyrë që të ruhet stabiliteti i UP-së. “Anëtarët e konferencës së Rektorëve […]
Rektorët e Universiteteve reagojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në UP- Kërkojnë që institucionet përgjegjëse të merren më këtë rast

Rektorët e Universiteteve në Kosovë përmes një konference kanë reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës.
Ata kanë kërkuar nga organet institucionet përgjegjëse që ti kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në UP dhe të evitojë çdo ndërhyrje jashtë kompetencave ligjore në mënyrë që të ruhet stabiliteti i UP-së.
“Anëtarët e konferencës së Rektorëve u shprehën të shqetësuar për zhvillimet të cilat pas një periudhe stabile dy vjeçare mund ta destabilizoj sërish Universitetin më të madh publikë në vendin tonë. Një zhvillim i tille mund të reflektohet negativisht edhe në Universitet tjera publike”.
“Anëtarët e konferencës së rektorëve ftojnë institucionet përgjegjëse që ti kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në UP dhe të evitojë çdo ndërhyrje jashtë kompetencave ligjore” thuhet në njoftim.


















