Rektori Bajraktari zgjedhet kryetar i Ekspertëve për Reformat në Arsimin e Lartë për Kosovë

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari është zgjedhur kryetar i Ekspertëve për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) për Kosovë.

Rrejti i HERE është i përbërë nga ekspertë të cilët mbështesin reformat e arsimit të lartë në shtetet evropiane. Aktivitetet e tyre janë të financuara përmes programit Erasmus+ dhe janë të koordinuara në nivelin lokal nga zyrat kombëtare të Erasmus +, në të cilat përfshihet organizimi dhe pjesëmarrja në seminare, shkrimi i artikujve dhe raporteve, si dhe dhënia e këshillave nëpër institucione.

Qëllimi i këtij grupi të ekpsertëve është që të ndihmojë Qeverinë, universitetet dhe akterët e tjerë kryesorë në Kosovë në procesin e zbatimit të parimeve kryesore të sistemit të Bolonjës dhe agjendës së Lisbonës, duke përfshirë zhvillimin e politikave të të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe promovimin e progresit drejt objektivave të Lisbonës dhe Bolonjës.

Ky grup i ekpertëve në Kosovë përbëhet nga 8 anëtarë, të cilët janë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme