Rektori i UP-së mund të shkarkohet të premten, Këshilli Drejtues e fton në raportim – Hoxha e quan ndërhyrje

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 10:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) thirrjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për vlerësimin e performacës së menaxhmentit dhe vendosja para përgjegjësisë institucionale të rektorit Naser Sahiti, po e konsideron ndërhyrje në punën e këtij institucioni.

Këshilli në mbledhjen e paralajmëruar për të premten, sipas Dibran Hoxhës nga kjo organizatë po synon shkarkimin e rektorit.

Sipas tij, Këshilli ka në përbërje profesor që ai i quan plagjiator si Selim Bezeraj, dhe Rifat Krasniqi i cili sipas tij është bërë pjesë e Këshillit përmes pazareve politike.

“Këshilli drejtues i UP-së nesër ka thirrur mbledhje dhe pika e rendit të ditës është vlerësimi i performacës së menaxhmentit dhe vendosja para përgjegjësisë institucionale, që d.m.th me fjalë të tjera aty veçqë është bërë një lloj kuorumi për ta shkarkuar rektorin dhe kjo është komplet e pa bazë. Problemi është që nuk ka kurrfarë gjetjesh të tilla as nga ne”.

“Kjo është një ndërhyrje e qartë nga jashtë. Duhmei me cekë që këshilli drejtues është në përbërje shumë të re dhe në atë këshillë janë dy persona komplet inkompeten për pozitën që kanë dhe punën që e bëjnë, Selim Bezeraj që është plagjiatorë i dëshmuar, do të thotë një person që është me plagjiaturë është në organin ma të lartë drejtues dhe vendos për menaxhmentet e Universitetit dhe një person tjetër që ka ardhur nga pazaret politike është Rifat Krasniqi, këta dy persona do ta vlerësojnë punën e menaxhmeniti”, tha ai.

Ai shtoi se nga monitorimi që ka bërë kjo organizatë rektori nuk ka pasur as një skandale të raportuar dhe as një shkelje ligjore ose keqmenaxhim të Universitetit, raporton EO.

“Ne do ta marrim veshë nesër sepse na e dimë sepse ne e monitorojmë nga afër nuk ka as një skandale të raportuar dhe as një shkelje ligjore ose keqmenaxhim të Universitetit, aq sa na e monitorojmë ai e ka bërë një punë të përkryer”.

“Është cekur se do të vendosen para përgjegjësisë institucionale dmth që na kemi disa gjetje dhe do i vendosim, nëse gjetjet janë të bazuar atëherë t’i vendosim. Ne e dimë që këto janë lojëra të qarat politike kjo është ndërhyrje e jashtme”, tha ai.

Përderisa Rektori Naser Sahiti gjatë të enjtes do të mbajë konferencë për medie, e që sipas njoftimit të UP-së do të flasë për gjendjen në këtë institucion.

Të ngjashme