Rektori Qerimi: Kisha rezerva t’i hyja garës, do të gëzohesha nëse sjell rezultate të dëshirueshme

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Qerim Qerimi, Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka thënë se shpreson që brenda mandatit që ka marrë në gjysmë t’i realizojë 10 pikat e programit të prezantuar para senatit.

Ai ka theksuar se gjithçka do të nisë me rishikimin dhe ndryshimin e plotësimin e statutit të UP-së.

Qerimi ka treguar se ka qenë skeptik paska sa i përket hyrjes në garën për rektor, derisa është pyetur nëse synon mandatin e plotë.

“E ardhmja ka shkallë të paparashikueshme. Mund ta imagjinoni që kam pasë rezerva për të hyrë edhe për këtë pjesë por mund të them që kjo ishte një lehtësi, fakti i periudhës kohore, që vlerësoj që është e mjaftueshëme për t’i dhënë përgjatë linjave të programit që kam paraqitur”, është shprehur Qerimi për Klan Kosova.

“Nuk mund të them që kjo është e bëshme brenda dy viteve. Objektivat janë të ndryshueshme dhe ka disa hapa që mund të bëhen shpejt. Nuk është se kam një synim ose preferencë për diçka të tillë [mandatin e ri]. Do të isha shumë i gëzuar nëse e përfundojë këtë pjesë dhe nëse sjell rezultate të dëshirueshme”.

Qerimi ndër të tjera ka thënë se ende nuk i ka emrat për prorektorë.

Të ngjashme