Rektori Temaj priti në takim komandantin e shtëpisë fushore të KFOR-LMT në Prizren

Prizren | 28 Dhj 2018 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” , të premten ka pritur në takim komandantin e shtëpisë fushore të KFOR-LMT.

Fillimisht ata i uruan për detyrën e u.d. Rektorit duke i dëshiruar suksese. Në takim u diskutua ndër tjera edhe për zhvillimet e fundit në universitet. U. D. Rektori e njoftoi për të arriturat dhe sfidat në të cilat gjendet universiteti.

Ai theksoi se detyrën e ka marr për ta zhvilluar këtë universitet në çdo aspekt dhe se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë pa përjashtime në të mirë të institucionet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme