Rektori i UBT-së Hajrizi, nderohet me çmimet “Akademik Nderi” dhe “Profesor Nderi”

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 18:01 | Nga

Në një ceremoni të mbajtur në UBT, Complutense University i Madridit dhe Akademia e Shkencave Sociale nga Palm Beach University, në Florida, kanë vlerësuar nderuar kontributin e rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, në fushën e arsimit dhe shkencës, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga UBT, për këtë, këto dy institucione e kanë nderuar Hajrizin me titullin “Akademik Nderi”, përkatësisht “Profesor Nderi”, tituj këta që dhurohen për personalitete që japin kontribut shumëvjeçarë për përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.

Këto dy çmime i ndau anëtari i Akademisë Ndërkombëtare, Otto Fleingenblatt, i cili i vlerësoi përpjekjet e pareshtura dhe të suksesshme të rektorit dhe akademikëve të tjerë të Kosovës, në përmirësimin dhe ngritjen e imazhit të arsimit kosovar në botë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme