Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së për rajonin e Llapit, që është i pari që do të përballet me pretendimet për krime lufte të dala nga raporti i Dick Martyt, ka mbërritur në Hagë.
I njohur si komandant Remi pritet të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale, raporton KTV.
Shkurt, para se të hyjë brenda, ka thënë se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.
“Do t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve që prokurori do të mi shtrojë në lidhje me personin tim për ngjarjet që ka pretendime”, tha Mustafa.