Gjykata Themelore e Prizrenit ka lëshuar urdhër për sjellje me detyrim për Remzi Shalën, i akuzuar për krime lufte, raporton KTV.
Siç edhe ishte pritur, Shala, nuk u paraqit në seancën ku do të duhej ta jepte mbrojtjen e tij .
Avokati i tij Natal Bullakaj, ka qenë prezent në seancë, por ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë për t’i njoftuar për vendimin për bojkot nga Oda e Avokatëve.
Bullakaj ka shtuar se nuk ka pasur kontakt me klientin e tij, prej se është bërë publike ftesa nga Prokuroria e Specializuar për të.
Gjykata ka marrë vendim për anulimin edhe seancës së ardhshme, të caktuar për datën 11 janar, dhe e ardhshmja, do të caktohet vetëm pas sigurimit të prezencës së të akuzuarit.