Remzia nervozohet me politikanët: Aman mos e përmendni Coronavirusin, se nuk e keni gajlen e tij

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Remzie Osmani ka reaguar e nervozuar për seancën që po mbahet sot.

Kuvendi i Republikës së Kosovës po mban seancën për rrëzimin e Qeverisë Kurti, .

Kundër kësaj seance janë shprehur edhe disa prej emrave të njohur, të cilët e konsiderojnë veprim të papranueshëm në këtë periudhë në të cilën po kalon vendi.

Këngëtarja Remzie Osmani, me anë të një postimi në Instagram, thotë se politikanët e morën në qafë popullin.

Meqë disa prej deputetëve po e përmendin coronavirusin, Remzia kërkon të mos e përmendin fare pandeminë.

“Aman mos e permendni coronavirusin se nuk e keni gajlen e virusit ju. Na moret ne qafe mjer populli”, ka shkruar ajo. /ln

Të ngjashme