Të dielën u mbajte zgjedhjet lokale ku në shumë komuna pati befasi.
Ku qytetarët e 21 komunave duhet t’iu drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor.
Ndërsa, 17 komuna të tjera çështjen e kryetarit të komunës e përfunduan dje.
Rezultat shumë i ngushtë po del të jetë në numra në asamblenë komunale.
Vetëvendosja ka marrë 152. 416 vota në nivel vendi.
Partia e dytë ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 151. 474 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 148. 185.
Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 81.362 vota.
Kujtojmë se asambleja komunale është organ i rëndësishëm ku kalojnë vendim si aprovimi i buxhetit vjetorë dhe kryetarët e komunave u duhet që të kenë shumicën për të kaluar vendimet e tyre.