Rifat Latifi e kthen Kardiologjinë Invazive te Kardiologjia

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, këtë të premte e ka nënshkruar plotësim-ndryshimin e statutit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me anë të së cilës Kardiologjia Invazizve kthehet në Klinikën e Kardiologjisë.

Kjo ndarje u bë ku Kardiologjia Invazive është kthyer nga Kardiokirurgjia, njofton Klankosova.tv.

Këtë ndryshim kardiologët intervent  e kanë kundërshtuar tash e një vit, për të cilën televizioni pati raportuar.

Kujtojmë që këtë ndryshim e ka iniciuar bordi i SHSKUK në mars 2021

Ndërsa për herë të fundit Kardiologjia Invazive është bashkuar me Klinikën e Kardiokirurgjisë më 2016.

Të ngjashme