Rigjykohet rasti “Medicus”

Prishtinë | 30 Dhj 2016 | 11:01 | Nga

Gjykata Supreme ka kthyer në rigjykim rastin Medicus. Lajmin për KTV e ka konfirmuar Petrit Dushi, avokat i Arban Dervishi.

Ai ka thënë se ende nuk e ka marrë vendimin e shkruar, por gjasat janë që edhe rikualifikim të veprave penale dhe Lutfi e Arban Dervishi të mos gjykohen më për trafikim me qenie njerëzore e as krim të organizuar.

Gjykata e Apelit ua kishte konfirmuar dënimin gjatë këtij viti duke i dënuar Lutfi e Arban Dervishin me nga 8 vjet burgim. Ata ishin arratisur pas kësaj nga Kosova.

Ky ishte një nga rastet më të mëdha e më me bujë të gjykuara nga EULEX-i derisa në rigjykim është kthyer për shkelje procedurale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme