Rihanna shtatzënë për herë të parë me miliarderin e njohur arab

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur e hitit “Wild thoughts” Rihanna siç dihet prej kohësh është në një lidhje me miliarderin arab Hassan Jameel. Dyshja janë fotografuar shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje po përflitej se gjërat mes tyre do të bëheshin serioze .

Megjithatë, pak muaj më parë në media qarkulloi lajmi se çifti i kishte dhënë fund lidhjes. Ata madje u fotografuan teksa po ziheshin me njëri-tjetrin në një nga resortet ku po kalonin pushimet.

Mirëpo, siç duket marrëdhënia mes tyre është përmirësuar dhe së fundmi Rihanna ka ngritur aludimet se është në pritje të fëmijës së parë me miliarderin.

Këngëtarja e famshme i ka dhënë like një videoje ku moderatorja e njohur Morgan Stewart flet për fejesën dhe shtatzëninë e Rihannës.

“Unë shoh një fejesë dhe një bebush”, dëgjohet të thotë moderatorja e “E! News”.Kjo video është pëlqyer nga ana e Rihannës dhe menjëherë kanë nisur thashethemet se ajo është në pritje të ëmbël ose ka në plan që shumë shpejt të bëj një fëmijë me partnerin e saj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme