Rihapen dy shkolla në komunën e Malishevës pasi rezultatet për COVID-19 dolën negative

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Dy shkolla në Malishevë do të rihapen pasi i tërë stafi i mësimdhënësve dhe nxënësve, përveç dy prej tyre, kanë rezultuar negativ për COVID-19.

Task-forca komunale për arsim në takimin e mbajtur sot ka deklaruar se pas konfirmimit nga ISHKPK-ja është vendosur që në Damanek dhe Kijevë të Malishevës të rihapen shkollat.

“Bazuar në të dhënat zyrtare të komunikimit me IKSHPK, nga 178 mostra të realizuara me stafin e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollën e Damanekut, vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe të dy rastet janë izoluar”, thuhet në komunikatën e komunës.

Deri tash në komunën e Malishevës, nga 256 raste të regjistruara me koronavirus, janë shëruar 223 persona, 24 kanë vdekur dhe aktiv janë 9.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme