Rina Lipa shfaq linjat në bikini, teksa shijon pushimet me familjen

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Familja e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, po bëjnë pushimet në Kepin Merli në Shqipëri.

Më herët, ata qëndruan në Mal të Zi, por siç duket kanë vendosur të kalojnë edhe ca ditë në jug të Shqipërisë.

Këtë herë është motra e yllit shqiptar, Rina Lipa, ajo e cila ka arritur të marrë vëmendje me pozat atraktive në bikini.

Modelja, e cila numëron 784 mijë ndjekës në Instagram, duket në formë të mahnitshme në disa imazhe që ka ndarë me fansat.

Ajo ka befasuar me linjat trupore, derisa në këto të fundit ka sfiduar edhe të motrën – e cila rrëmben vëmendje për secilën paraqitje të saj.

Krahas fizikut atraktiv, Rina ka vënë në fokus edhe pamjen e mrekullueshme të vendit teksa duket se është krenare për prejardhjen e saj.

Motra e Duas tashmë është mjaft e kërkuar në fushën e modelingut dhe vitin e kaluar u bë pjesë e kompanisë së njohur “Nasty Gal”.

Të ngjashme