Rinia Demokratike e Kosovës iu bashkua aksionit Ta pastrojmë Kosovën, me qëllim të pastrimit të ambientit dhe sensibilizimit të qytetarëve për kujdes ndaj ambientit, për përkushtimin dhe kujdesin që ambienti të jetë i pëlqyeshëm për jetën e qytetarëve.
Rinia Demokratike kishte paralajmëruar ditë më parë bashkëngjitjen këtij aksioni, me të gjitha degët e saj në nivel vendi, Ta pastrojmë Kosovën, aksion në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës” të organizuar nga Lëvizja Globale “Let’s do it world”.
Në rrjetin social, Donjet Bislmi ka theksuar “Në tërë Kosovën Rinia Demokratike e Kosovës sot i’u bashkua aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”. Ambienti i pastër është parakusht esencial i funksionimit të një Rinie të Shëndoshë.”
Këtij aksioni të vlerësuar “i jashtëzakonshëm”, iu bashkuan të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në nivel qendror e lokal si dhe qytetarëve të shumtë, mbi 100 mijë pjesëmarrës.