Rinia e PDK-së kritikon Ahmetin, vendos një stol te stacioni i autobusëve prapa Teatrit

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 13:57 | Nga Medina Mehmeti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinia Demokratike e Kosovës ka realizuar një aksion simbolik në stacionin e autobusëve prapa Teatrit Kombëtar.

Për shkak të mungesës së vendeve për pritjen e autobusëve nga qytetarët, anëtarë të Rinisë Demokratike kanë vendosur një stol në këtë stacion, raporton Ekonomia Online.

Vivianit Fejza, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës ka thënë se arsyeja e këtij aksioni është mungesa e stoleve në shumë stacione autobusësh në Prishtinë.

“Kemi vendosë me bo këtë aksion simbolik për arsye që në Komunën e Prishtinës në stacionet e autobusëve, sidomos në stacionet ku ka fluks të madh të qytetarëve nuk ka stole. Të moshuarit,  gratë shtatzëna dhe sidomos personat me aftësi të kufizime nuk kanë ku të ulen”.

Fejza tha se qytetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë për premtimet e kryetarit Shpend Ahmeti, por as për kritikat e VV-së e LDK-së, por për projekte që ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre.

“Dihet që edhe komunikacioni është pranë kolapsit dhe autobusët vonohen shumë herë dhe nuk vijnë në kohën e duhur andaj kemi vendosë që në 5 pikat kryesore të stacionit me i vendosë këto ulëse për qytetarët e Prishtinës, sepse qytetari i Prishtinës ka nevojë për punë. Qytetari i Prishtinës nuk ka nevojë për premtimet që i bën Shpend Ahmeti dhe nuk ka nevojë për kritikat që i bën Vetëvendosja dhe LDK-ja”.

“Janë kritika boshe. Ne kemi vendosë, pas dy parqeve të ndërtuara, parkut të qytetit dhe në fshatin e Butovcit, që edhe këto stole me i vendosë në stacione të autobusëve në mënyrë që me ua rregulluar jetën qytetarëve të Prishtinës”.

Të ngjashme