Rinia serbe do integrim në jetën kulturore të Pejës

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 12:49 | Nga

Të rinjtë e komunitetit serb nga Gorazhdeci kanë shprehur dëshirën që të përfshihen aktivisht në jetën e përditshme shoqërore, por edhe institucionale në këtë komunë.

Ata të premten kanë vizituar Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ku kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e të gjitha organizimeve në këtë qytet, shkruan sot Koha Ditore.

“Ishte një takim shumë i rëndësishëm me të rinjtë e fshatit Gorazhdevc, në mesin e tyre pati edhe serbë të disa vendbanimeve të tjera të rajonit të Pejës. Më pëlqeu fakti se ata shprehen publikisht dëshirën dhe vullnetin për integrim të plotë të të rinjve të komunitetit serb në shoqërinë dhe institucionet e Komunës së Pejës”, u shpreh pas atij takimi, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Engelbert Zefaj.

Ai tregoi se në atë takim të rinjtë serbë shprehën gatishmërinë që të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet që organizon Komuna dhe shoqëria civile e Pejës, por njëkohësisht kërkuan që edhe Komuna të përgjigjet në ftesat e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme