Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar ka konfirmuar se do të rinovojë kontratën e tij me klubin francez pasi i ndihmoi ata të eliminojnë Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve.
Bayern fitoi ndeshjen e dytë në çerekfinale me rezultatin 1-0, por PSG arriti gjysmëfinalen falë golave si mysafir në fitoren 3-2 në ndeshjen e parë.
Njëri nga më meritorët në kualifikimin në gjysmëfinale të PSG-së, padyshim së është ylli brazilian, Neymar.
Neymar ka qenë i lidhur shumë me një largim nga Parc des Princes në fund të sezonit, por si duket tashmë ka ndryshuar mendje.
Pas ndeshjes, Neymar, marrëveshja aktuale e të cilit skadon në 2022 ka thënë se rinovimi i tij “nuk ishte më problem” për shkak të nivelit të tij të rehatisë në PSG.
“Rinovimi me PSG-në nuk është më çështje”, ka thënë fillimisht Neymar për ESNP Brazil.
Padyshim që ndihem shumë rehat dhe si në shtëpi këtu në PSG. Ndihem më i lumtur se sa isha më parë”, përfundoi braziliani.