Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu, ka thënë se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim të plotë të votave në Prishtinë dhe në Prizren, si dhe për rinumërim të pjesshëm në Dragash dhe në Rahovec, është dashtë të merret pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga diaspora.
Megjithatë, ai ka thënë se rinumërimi duhet të jetë i pranuar dhe i mirëseardhur nga të gjitha subjektet politike.
Në njëtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Baraliu ka thënë se asnjëri subjekt politik nuk ka arsye dhe nuk do të duhej t’i frikësohej rinumërimit.