Rinumërohen 23 vendvotime nga 914 për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Deri në ora 10:00 në Qendrën e Numërimit të Rezultateve janë numëruar 23 vendvotime nga 914 për të cilat KQZ mori vendim të martën që të rinumërohen.

Nga KQZ ka thonë se është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim për rinumërim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim për rinumërim.

⏰ Ky proces ka filluar një ditë më herët, të martën në orën 18:00.

📊 Nga nisja e këtij procesi dhe deri më tani (e mërkurë, 14 janar 2026, ora 10:00), janë rinumëruar 23 vendvotime nga 914 për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

🌐 Në platformën e KQZ-së për rezultate:

👉 https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

📁 në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Të ngjashme