Rinumërohen 60 për qind e vendvotimeve

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Ekonomia Online se gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 68 vendvotime.

“Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotime”.

“Në përgjithësi, deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%”.

Rinumërimi ka filluar javën e kaluar, ndërkaq pritet të përfundojë të hënën e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme