Ripërcaktimi i kufijve mbetet opsioni më i mirë i mundshëm – por duhen liderë të guximshëm

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 12:17 | Nga Ilir Ibrahimi

Plani Franko-Gjerman është një lëvizje e voooogël nga vendi. Çdo levizje sado e vogël duhet parë me optimizëm.

Por assesi nuk është ajo që duhet të na kënaqë. Pa njohje nuk ka marrëveshje. Ka vetëm shtyrje të zgjidhjes së problemeve për më vonë.

A duhet konsideruar Kosova këtë seriozisht? – Po sigurisht.

Por a duhet të jetë e kënaqur? – Assesi.

A duhet Kosova të jetë më agresive dhe të ofroj opsione të veta? Patjetër.

Tanimë e kam të njohur qëndrimin se ripërcaktimi i kufijve është opsioni më I mirë i mundshëm.

Më mirë tash, se sa pas disa vjetësh, në rrethana ndoshta edhe më të pafavorshme.

Por për këtë duhen liderë të guximshëm dhe vizionarë, të cilët fatkeqësisht sot nuk i kemi.

Të ngjashme