Rishqyrtohet vendimi për ndalimin e ekskursioneve në Shqipëri

Malishevë | 14 Pri 2018 | 15:03 | Nga

Kërkesa e maturantëve të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë për realizimin e ekskursionit në bregdetin e Shqipërisë ka bindur autoritetet komunale që të takohen për rishqyrtimin e vendimit të marrë në verën e vitit të kaluar për ndalimin e aktiviteteve të kësaj natyre.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahim Morina, të premten ka thirrur mbledhjen e parë urgjente të këtij organi për këtë vit, me qëllim të rishqyrtimit të këtij vendimi, si dhe të kërkesës së Këshillit të maturës, shkruan sot Koha Ditore.

“Për këtë mbledhje propozoj këtë rend të ditës: Rishqyrtimi i vendimit nr. 02/296 datë 24.07.2017, i miratuar në mbledhjen e Kuvendit të Komunës me datë 19.07.2017 dhe shqyrtimi i kërkesës nr.01/528 datë 12.04.2018, e parashtruar nga anëtarët e Këshillit të maturës 2017/2018”, shkruan në thirrjen e kryesuesit Morina. Mbledhja urgjente e KK-së parashihet që të mbahet të martën, me datën 17 prill 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme