Rita Ora me Novak Gjokoviqin e shikojnë bashkë finalen e Kupës së Botës në rugby

Prishtinë | 28 Tet 2023 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja me preardhje nga Kosova, Rita Ora, dhe tenisti serb, Novak Gjokoviq, janë kapur nga kamerat, duke e shikuar së bashku finalen e Kupës së Botës në rugby.

Gjokoviq, i cili ka libdur në Zveçan të Kosovës, është i njohur për qëndrimet e tij të vazhdueshme kundër shtetit të Kosovës.

Ora është e shoqëruar nga burri i saj, Taika Waititi. Në mesin e yjeve është edhe aktorja e Game of Thrones, Sophie Turner.

Finalja është duke u zhvilluar sonte në “Stade de France” ndërmje Zelandës së Re dhe Afrikës së Jugut.

Të ngjashme