Rita Ora paralajmëron gjëra të mëdha për 2020

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora është duke punuar shumë në projektet e radhës.

Rita Ora një vit më parë ka publikuar albumin e saj të fundit ‘Phoenix’ i cili brenda 12 muajve ka arritur një sukses të madh, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka bërë një postim në Instagram ku ka përmbledhur disa nga materialet e vitit që po lëm pas dhe ka njoftuar se në 2020 do vjen me projekte edhe më të mëdha.

“Urime ditëlindjen e parë për ‘Phoenix’! Nuk mund të besoj se ka kaluar një vit që nga lansimi i albumit tim të dytë! Dua ta di këngën tuaj të preferuar dhe kujtimet tuaja më të mira nga albumi dhe turneu!”. “Mbështetja nga të gjithë ju ka qenë mahnitëse, jo vetëm në vitin e fundit, por gjithmonë dhe mezi pres t’i ndaj me ju në vitin e ardhshëm të gjitha gjërat në të cilat kam punuar”, ka shkruar Rita.

Të ngjashme