Këngëtarja, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka publikuar fotografinë e gjyshit të saj, Besim Sahatçiut i cili ishte regjisor e që ditën e djeshme u nderua me pullë postare nga Posta e Kosovës.
“Gjyshi im Besim Sahatciu është nderuar me pullën e tij postare në vendlindjen time Kosovë! Për të nderuar kontributin e tij në film dhe të gjithë filmat mahnitës që ai krijoi. Filmat e tij janë të jashtëzakonshëm dhe ata më frymëzojnë gjithmonë! Të dua gjyshi E di duke na shikuar nga parajsa. Mezi pres të rri me ty përsëri një ditë. Të dua”, ka shkruar Rita.Si regjisor i skenës, Sahatçiu punoi në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prizren.
Po ashtu, Posta e Kosovës njoftoi se ditën e djeshme me pullë postare u nderua edhe aktroja Leze Qena.