Rita Ora: Të kem mbështetjen e vendlindjes është vërtetë e veçantë

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 10:19 | Nga

Rita ora ka folur për revistën amerikane rreth asaj se sa krenare është ndjerë me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Gjatë një interviste për revistën amerikane “Paper”, këngëtarja ka thënë se ndihet e privilegjuar me mbështetjen që ka marrë prej vendlindjes.

“Ishte aq e pabesueshme. Të jem shqiptare si Nënë Tereza dhe të kem mbështetjen nga vendi im ishte vërtetë e veçantë”, ka thënë Rita, e cila atë ditë ishte e veshur me një fustan elegant të zi.

Kujtojmë se këngëtarja ka interpretuar këngën “What Child Is This”, e cila ishte duartrokit prej shumë të pranishmeve në bazilikën e Vatikanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme