Rita Ora tregon figurën e saj sportive ndërsa fotografohet duke shkuar në palestër

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Ajo aktualisht është në Sydney, për rolin e saj të ri si anëtare e jurisë në “The Voice”.

Dhe Rita Ora, 30 vjeçe, u fotografua së fundmi rrugës teksa shkonte në palestër, duke treguar barkun e saj të hijshëm në një bluzë të shkurtër të zezë sportive.

Ajo kishte vënë një kapelë bejsbolli në kokë dhe mbante në dorë telefonin e saj, i cili kishte një mbështjellës rozë të personalizuar, shkruan DailyMail.

Rita mbante një çantë prej lëkure të markës ‘Gucci’, e cila kushton rreth 1670 funte, ndërsa e trajtoi veten me një pije pas stërvitjes.

Ora udhëtoi në Australi me motrën e saj Elena, e cila gjithashtu vepron si menaxherja e saj.

Kjo paraqitje e saj vjen pas ndarjes së saj nga i dashuri, regjisori francez Romain Gavras, me të cilin nuk është parë që nga nëntori.

Një zëdhënës i Romain, 39 vjeç, konfirmoi për DailyMail javën e kaluar se marrëdhënia ka mbaruar prej ‘muajsh’.

Ata thanë: “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata mbeten miq të ngushtë”.

Rita dhe Romain i ndanë rrugët pak javë pasi Rita përfundoi e përfolur në të gjitha mediat ndërkombëtare, për thyerjen e rregullave anti-COVID, me organizimin e festës së paligjshme të ditëlindjes së saj të 30-të.

Regjisori francez, i cili jeton në Londër dhe ka realizuar klipet e tëfamshmëve si: Kanye West dhe Jay Z, filloi të takohej me Ritën pas ndarjes së saj nga i dashuri i atëhershëm, Andrew Watt në vitin 2019.

Këngëtarja shqiptare po bën debutimin e saj si trajnere në “The Voice Australia” për sezonin e vitit 2021, duke u bashkuar me super yllin Keith Urban në panel.

Pasi kaloi dy javë në karantinë pas mbërritjes së saj, ajo që atëherë është fotografuar duke shijuar temperaturat e nxehta në Sydney.

Rita ka qenë më parë një trajnere në versionin britanik të “The Voice” në vitin 2015, ndërsa gjithashtu ka marrë role gjykuese në “X Factor” dhe “The Masked Singer”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme