Rita Ora zgjodhi Ferizajn për të drekuar

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora po qëndron në Kosovë për një mision bamirës në bashkëpunim me UNICEF-in.

Këngëtarja është e shoqëruar nga prindërit e saj, Besnik dhe Vera Ora.

Rita tashmë ka nisur misionin dhe këtë e ka bërë të ditur gjatë ditës, nëna e saj e cila e publikoi një fotografi me të.

Artistja me prejardhje shqiptare, qëndroi sot në Ferizaj, ku edhe drekoi në njërin prej restoranteve me të njohura atje.

Restoranti Ujëvara a ka publikuar një imazh të Ritës nën shoqërinë e sigurimit duke shkruar: “Rita Ora sot në resortin tonë”.

Rita Ora sot ne resortin tone

Posted by Ujëvara Resort on Tuesday, April 9, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme