Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, sivjet do ta prezantojë MTV Video Music Awards 2018 që do të mbahet më 20 gusht. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rita përmes një postimi në profilin e saj në Instagram. “Do të shihemi të hënën më 20 gusht 2018”, ka shkruar ajo. Edhe Rita është […]
Rita prezanton “MTV Video Music Awards 2018”

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, sivjet do ta prezantojë MTV Video Music Awards 2018 që do të mbahet më 20 gusht.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rita përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.
“Do të shihemi të hënën më 20 gusht 2018”, ka shkruar ajo.
Edhe Rita është e nominuar në këtë garë muzikore në kategorinë Best Dance për hitin e saj me Aviciin “Lonely Together”.
https://www.instagram.com/p/BmdBOFBHO2I/?hl=en&taken-by=ritaora

















