Rizvanolli për paralajmërimin e krizës energjetike: Kemi marrë dy shkresa në tetor e nëntor, jo më herët

Prishtinë | 15 Kor 2022 | 11:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit të saj para Komisionit Hetimor për krizën energjetike ka thënë se paralajmërimet për mundësinë e një krize energjetike i ka marrë në tetor dhe nëntor, raporton Ekonomia Online.

E pyetur nga anëtari i komisionit, Ferat Shala, se a u është përgjigjur shkresave të institucioneve energjetike në vend, që sipas tij, kanë alarmuar për krizë të mundshme që nga muajt  e verës, e para e Ekonomisë së Kosovës tha se dy shkresa i ka marrë në tetor e nëntor.

“Gjatë tetorit dhe nëntorit kam marr dy shkresa që më kanë informuar për rritjen e konsumit të energjisë, që kanë informuar gjithashtu që për shkak të nevojës për import mund të ngulfatën kapacitetet e transmisionit”, është shprehur Rizvanolli.

Kurse, sa i përket marrjes së masave, Rizvanolli tha se masat janë marrë në momentin që kanë dëgjuar se çfarë po ndodhë në Evropë.

“Sa i përket hapave që janë ndërmarrë, në momentet kur është prekur Kosova kemi ndërmarrë hapa konkret. Me 24 nëntor task-forca ka dorëzuar raportin me rekomandime. Kemi pasur dakordim që duhet të ketë subvencion për të evituar bartjen e konsumatorëve. Qëndriimi i Qeverisë ka qenë për të subvencionur konsumatorët”.

“Sa i përket për subvencionimin e konsumatorëve situata në të cilën jemi gjindur me krizë energjike është e jashzakonshme. Ka pasur shumë propozime, nga ministria e ekonomisë por vendimi ka qenë i rregullatorit. Qeveria ka vendosur të subvencinojë duke marrë parasysh interesin publik. E rëndësishme kanë qenë siguria e furnizimit dhe ruatja e përballueshmërisë për konsuamtorë”, u shpreh ajo.

Të ngjashme