Robben përplaset me Ancelottin

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 09:03 | Nga

Bayerni i Munichut luajti dje sfidën e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve kundër PSV-së.

E veçanta ishte se Arjan Robben do të startonte nga fillimi një ndeshje të këtij kompeticioni për këtë vit, që për më shumë luhej në Holandë, shtetit nga ai vjen.

Të gjithë pritshmëritë u përmbushën por diçka që se kishte menduar i ndodhi gjatë takimit futbollisti me numër 10-të. Ishte minuta e 64-të kur trajneri Carlo Ancelotti vendosi ta ul në stol holandezin.

Ky veprim e la të shtangur që në momentin kur pa numrin e tij në tabelën elektronike, ngriti supet si për të thënë pse unë. Zhgënjimin Robben e konfirmoi pas ndeshjes kur foli për mikrofonat e “Sky”.

“Natyrisht që nuk më erdhi mirë dhe për më shumë ishte diçka zhgënjyese. Në një ndeshje si kjo dëshiron të jesh 90-të minuta në lojë. Mbase Ancelotti ka menduar për shëndetin tim, por unë nuk isha i dëmtuar”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Të ngjashme