Elegant, i veshur me kostum dhe kravatë dhe i shoqëruar nga familja dhe e fejuara, Sergi Roberto pati një ditë të ngjeshur teksa e nënshkroi rinovimin e kontratës me Barcelonën deri më 2022.
Në kontratën e tij të re me klubin katalan, mbrojtësi spanjoll do ta ketë një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro, transmeton Express.
Roberto kishte oferta nga klubet tjera, por synimi i tij gjithmonë ka qenë të jetë i suksesshëm në klubin e jetës së tij.
“Gjithmonë kam dashur të qëndroj këtu sepse jam këtu që nga fëmijëria ime. Po, klubet tjera kanë shfaqur interesim, por jam i lumtur që do të vazhdojë të jem këtu deri më 2022. Shpresoj se nuk do të jetë rinovimi i fundit ky”, ka thënë Roberti pasi hodhi nënshkrimin në rinovimin e kontratës me gjigantin spanjoll.
Mesfushori i shndërruar në mbrojtës theksoi: “Dëshira ime është të pensionohem këtu. Uroj t’i ndjek hapat e Andres Iniestas dhe Lionel Messit. Jam ende i ri dhe kam një karrierë të gjatë përpara”.