Ekonomia Online
FUNDIT

Rod Stewart ishte bashkuar në fushatën antibërthamore vetëm për t’u lidhur me femra

Rod Stewart ishte bashkuar në fushatën antibërthamore vetëm për t’u lidhur me femra

Rod Stewart ishte bashkuar me Fushatën për Çarmatim Bërthamor (CND – Campaign for Nuclear Disarmament) vetëm për t’u lidhur me femra. Duke e treguar mbështetjen e tij për CND gjatë viteve 1960, muzikanti i “Maggie May” iu bashkua Marshimeve Aldermaston në fundjavat e Pashkëve në Angli dhe u arrestua në këto protesta, por në një […]

Rod Stewart ishte bashkuar me Fushatën për Çarmatim Bërthamor (CND – Campaign for Nuclear Disarmament) vetëm për t’u lidhur me femra.

Duke e treguar mbështetjen e tij për CND gjatë viteve 1960, muzikanti i “Maggie May” iu bashkua Marshimeve Aldermaston në fundjavat e Pashkëve në Angli dhe u arrestua në këto protesta, por në një intervistë të re për BBC Reel Stories, 74-vjeçari e pranoi se ai e kishte një motiv të fshehtë për të bërë fushatë kundër raketave bërthamore dhe luftës, shkruan KOHA Ditore.

“Të gjithë shkonim në marshimet e CND”, tha ai. “Unë e bëja për të bërë seks. Nuk mërzitesha për luftën fare.”

Stewart vazhdoi të reflektojë për vitet e tij të hershme dhe e pranoi se është i shokuar që ishte aq i suksesshëm me femrat, sepse higjiena e tij personale nuk ishte aq e mirë.

“Ishte thjesht rebelim, kjo ishte e gjitha”, këmbënguli ai. “Megjithatë, duhej të mbanit erë të keqe. Duhej të vishnit pantallona prej kadifeje për muaj të tërë dhe kjo vërtet kundërmonte. Të mos i ndërroni mbathjet. Ishte e neveritshme”.

Megjithatë Rod, i cili tani është i martuar me gruan e tretë Penny Lancaster, 48 vjeç, shtoi se pavarësisht se kishte të meta, flokët e tij ishin gjithnjë në formë.

Të ngjashme