Rogers: Veprimet e SHBA-së nuk e kanë penguar ndërhyrjen ruse

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 12:10 | Nga

Përgjigjja e SHBA-ve ndaj ndërhyrjes dhe dezinformimit të Rusisë nuk ka qenë mjaft e fortë për të penguar aktivitetet e Moskës, tha një zyrtar i lartë i inteligjencës, transmeton Klan Kosova.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Siguri, Mike Rogers i ka thënë Kongresit se ai ka marrë hapa për t’iu përgjigjur kërcënimit, mirëpo as presidenti Trump as Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis nuk i kanë garantuar atij ndonjë autoritet për të kundërshtuar përpjekjet e Rusisë që të nxisë konflikte në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk më është dhënë kurrë ndonjë rrugë speficike për të marrë hapa jashtë autoritetit tim. Unë kam vepruar brenda detyrës sime, duke tentuar të jem komandant i mirë”, ka thënë Rogers, në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura.

Rogers i ka thënë Kongresit se ai mendon që vendi duhet të ketë një qasje më të ashpër, mirëpo ai nuk dëshiron t’i tregojë presidentit se çfarë duhet të bëjë.

“Unë besoj se presidenti rus, Vladimir Putin ka ardhur në përfundim se mund të paguajë çmim të vogël, andaj mendon se ‘Unë mund të vazhdojë këtë aktivitet”, ka thënë Rogers.

“Është e qartë se ajo çfarë kemi bërë nuk ka qenë mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme