Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti është takuar mëngjesin e sotëm me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Conrad.

E në lidhje me këtë, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kurti ka prezantuar pikëpamjen për zhvillimet aktuale në veri.

Përmes një shkrimi në Twitter, ai tha se në takim është përsëritur qëndrimi i vendeve të QUINT-it.

Ai gjithashtu tha se nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së.

“Kryeministri Albin Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri dhe në dialog. Olivier Guerot dhe Zëvendës Shefi i Misionit përsëritën qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT-it. Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE 27. Mbështetje e plotë për përpjekjet e MiroslavLajcak”, ka shkruar ai.

Të ngjashme