Ronaldo ka kërkuar largimin nga Reali para finales së Championsit

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 13:57 | Nga

Cristiano Ronaldo kishte vendosur të largohet nga Real Madrid para finales së Ligës së Kampionëve
E përditshmja sportive portugeze, A Bola, gjatë ditës ka raportuar se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja.

Thuhet se Ronaldo dëshiron të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ pasi është i indinjuar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.5 milionë euro.

Por, e përditshmja sportive madrilene, AS, ka publikuar një lajm tjetër rreth portugezit. Sipas AS-it, Ronaldo kishte vendosur të largohet nga Real Madrid para finales së Ligës së Kampionëve

Sipas AS-it, menaxheri Jorge Mendes, e ka bindur Ronaldon që mos të shpreh pakënaqësitë para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Ronaldo ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021, derisa gjatë këtyre ditëve pritet të deklarohet edhe zyrtarisht rreth të ardhmes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme